Tech

Astronautët shpëtojnë nga anija kozmike me defekt

Astronautët bënë ulje të detyruar pasi anija Soyuz pësoi defekt.

NASA tha se pati një problem me funksionimin e mekanizmit të lëshimit dhe se ekipi i astronautëve është duke u kthyer në Tokë, me procedurat e parashikuara sipas protokollit.

Dy astronautët rusë nisën uljen emergjente në Tokë, pas një defekti teknik që pësoi raketa “Soyuz”, që u lëshua për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) paraditen e kësaj të enjteje, rreth orës 10:40.

Anija kozmike “Soyuz MS-10”, e cila gjendej në krye të raketës “Soyuz FG”, menaxhohej nga një ekip prej dy kozmonautësh, e jo 3 siç ishte parashikuar më herët.

Kozmonauti rus Alexey Ovchinin dhe astronauti i NASA-s, Nick Hague, priteshin t’i bashkoheshin ekipit të Ekspeditës 57 në ISS, me komandant Alexander Gerst nga Agjencia Europiane e Hapësirës, inxhinierest së fluturimeve të NASA-s, Serena Aunon-Chancellor, si dhe inxhinierit të fluturimeve të “RosCosmos”, Sergei Prokopyev, për 6 muajt në vijim.

Por, NASA njoftoi shumë shpejt se, për shkak të një “defekti teknik”, ekuipazhi po rikthehet në Tokë me një mënyrë të ngjashme zbritjeje si të një rakete balistike.