Youtube ka një meny sekrete “Dark Mode”, kështu mund ta aktivizoni atë

Youtube ka një meny sekrete “Dark Mode”, kështu mund ta aktivizoni atë

15 April 2017 11:00

Përdoruesit e shumtë të Youtube nuk e dinë se ky rrjet ka një meny sekrete të zezë të quajtur “dark mode”, e cila duket shumë më ndryshe se sa i tanishmi, transmeton koha.net.

Kjo meny është zbuluar nga Redditor, e cila duket se është në dispozicion për të gjitha versionet e reja të shfletuesit Chrome (nga versioni 57 e më lartë), e cila sapo të aktivizohet, ndryshon komplet nga versioni i tanishëm.

Kështu mund ta aktivizoni atë:

Hapni shfletuesin Chrome.

Përdoruesit nga Windows duhet të shtypin butonat Ctrl + Shift + I.

Përdoruesit nga Mac duhet të shtypin Option + Cmd + I.

Pastaj klikoni në lartë ku shkruan ‘Console’

Sapo të ju hapet Consola shkruani tekstin më poshtë:

document.cookie="VISITOR_INFO1_LIVE=fPQ4jCL6EiE"

Pastaj klikoni enter

Pastaj mbyllni dritaren e ‘console’ dhe rifreskoni faqen. Pastaj edhe pse ende duket e bardhë, duket krejtësisht më ndryshe.

Pastaj klikoni në menynë kryesore dhe gjeni ku shkruan ‘Dark Mode’.

Klikoni ‘Dark Mode’ dhe aktivizoni atë, për ta parë ndryshim dhe menynë sekrete të Youtube.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme