Google dhe Facebook në shënjestrën e presidentit Trump

Google dhe Facebook në shënjestrën e presidentit Trump

25 shtator 2018 10:23

Kompanitë Google dhe Facebook dhe mediat e tjera sociale janë në shënjestrën e presidentit amerikan Donald Trump, sipas medias amerikane.

Shtëpia e Bardhë ka vendosur një urdhër ekzekutiv që do të lejojë të gjitha agjencitë federale antitrust të hapin hetime mbi praktikat e mëdha mbi Silicon Valley.

Në urdhërin ekzekutiv nuk është emëruar asnjë kompani, por kërkohet nga autoritetet antitrust të “hetojnë me kujdes platformat online nëse kanë vepruar në kundërshtim me antitrustin e ligjeve”, thekson agjencia Bloomberg .

Për të gjitha agjencitë qeveritare është dhënë një muaj kohë nga nënshkrimi i dekretit për rekomandime “për mbrojtjen e konkurrencës dhe përballimin e paragjykimeve politike që mund të kenë”.

Nuk është i qartë fakti nëse dokumenti do të arrijë në tavolinën e Trump-it dhe nëse ai do ta nënshkruajë.

Por, nëse presidenti duhet të miratojë këtë marrëveshje për një eksplorim, bëhet fjalë për një ”luftë” mes presidentit Trump kundër Google, Facebook dhe mediave të tjera sociale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme