“Google Discover” lehtëson zbulimin e përmbajtjeve të caktuara nga njerëzit

“Google Discover” lehtëson zbulimin e përmbajtjeve të caktuara nga njerëzit

25 shtator 2018 08:57

Google e dëshiron riemërtimin e shpeshtë të gjërave. Këtë e ka dëshmuar së fundmi me riemërtimin e “Google Feed”, të cilës ia ka vënë emrin “Google Discover”.

Kompania thotë se emri i ri “për zbulim” reflekton më së miri misionin e shërbimit, që është për të ndihmuar njerëzit të zbulojnë përmbajtje të freskëta dhe interesante për ato që ju interesojnë.

“Discover” mund të gjendet brenda aplikacionit të Google-it për Android dhe gjendet në hapësirën e majtë të ekraneve të telefonave Pixel e Sony. Veçoria e re e Google-it do të vijë edhe në uebfaqen e kompanisë në versionin mobil.

Në shërbimin e ri, do të ketë më shumë lehtësi për të gjetur gjërat apo temat që ju interesojnë njerëzve.

Përmbajtje të llojeve të ndryshme do të jenë pjesë e “Discoverit”, përfshirë guidat e udhëtimit.

Njerëzit mund të kërkojnë nga “Discover” të shohin më shumë apo më pak përmbajtje për një temë të caktuar dhe atë në disa gjuhë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme