Facebook përgatit pajisje për komunikim me video

Facebook përgatit pajisje për komunikim me video

22 shtator 2018 13:11

Pajisjet mendohet të kenë kamera IA me kënde të gjera që mund t’ju ndjekin, kështu që mund të bisedoni me miqtë dhe familjen edhe gjatë kohës që jeni duke pastruar dhomën tuaj ose duke bërë diçka tjetër.

Facebook më në fund do të zbulojë pajisjen e saj për video chat të quajtur “Portal” javën e ardhshme.

Fillimisht u tha se kompania duhej ta prezantonte pajisjen gjatë konferencës së saj vjetore F8 në Maj, por zbulimi u shty për shkak të të gjitha skandaleve që rrjeti social u përball gjatë disa muajve të fundit.

Tani, rrjeti social duket se është gati të prezantojë pajisjen në dy versione. Më e madhja prej tyre do kushtojë rreth 400 dollarë, ndërsa ajo më e vogla do të kushtojë afërsisht 300 dollarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme