BE-ja paralajmëron Facebookun: Durimi ka arritur kufirin

BE-ja paralajmëron Facebookun: Durimi ka arritur kufirin

21 shtator 2018 17:23

Rrjeti social Facebook duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet e përdorimit dhe shërbimeve të ofruara për përdoruesit e tij, përndryshe BE do t’u kërkojë autoriteteve për Mbrojtjen e Konsumatorit për të ndërhyrë me sanksione, theksuan burime nga institucionet e Brukselit.

Ultimatumi u dha nga komisionerja e BE për Drejtësinë, Vera Jurova, duke pasur parasysh angazhimet e marra shkurtin e kaluar nga kompanitë Google, Twitter, dhe tani edhe nga Airbnb.

”Facebook-u është e vetmja kompani që ka bërë një progres shumë të kufizuar”, theksoi ajo.

“Durimi ka arritur kufirin, po presim nga FB për një kohë të gjatë të reagojë, ka ardhur koha për veprime konkrete dhe jo premtime dhe në qoftë se ndryshimet e kërkuara nuk do të zbatohen deri në fund të vitit, atëherë do t’u bëjmë thirrje autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit për të sanksionuar shoqërinë”, shtoi Jurova.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme