Tech

Gjysma e thirrje telefonike do të jenë mashtruese deri më 2019

Gati gjysma e thirrjeve telefonike deri në fund të vitit 2019 do të jenë mashtrime, thuhet në një hulumtim të kryer nga First Orion, kompani që kontrollon teknologjinë e thirrjeve.

Kompania me bazë në Arkansas ka gjetur se në vitin 2017 ka pasur ngritje prej 3.7 për qind të thirrjeve mashtruese dhe sivjet ka pasur 29 për qind thirrje të ngjashme.

Kjo kompani ka vlerësuar se në fillim të vitit 2019 do të ketë 45 për qind të thirrjeve mashtruese, raporton Washington Post.

Mashtruesit kanë në cak imigrantët që mund të bien lehtë pre e mashtrimeve të tyre. Nëpër qytetet e mëdha amerikane mashtruesit kanë pasur cak popullatën kineze, transmeton koha.net. Ata duke u prezantuar si përfaqësues të ambasadës kineze, kanë tentuar të marrin numrat e kartelave të bankave dhe se një pako duhet ta marrin në zyrat e ambasadës kineze.

Një tjetër formë e mashtrimit me thirrje telefonike do të jetë edhe shtirja si përfaqësues i bankës, mbledhës kredish dhe përfaqësues i kompanisë kabllore.

Shërbimi i të hyrave të jashtme në Amerikë ka filluar me paralajmërimet e taksapaguesve për telefonatat mashtruese.

Së fundmi viktimave u janë vjedhur paratë duke u thënë se kanë borxh komunës apo edhe qeverisë për probleme të caktuara dhe janë këshilluar që pagesën ta bëjnë përmes internetit.