Turisti i parë që do të udhëtojë drejt Hënës

Turisti i parë që do të udhëtojë drejt Hënës

18 shtator 2018 10:16

Turizmi jashtë planetit tonë është e ardhmja e njerëzimit, duket se ky plan është vënë në zbatim dhe madje është bërë e ditur se kush do të jetë turisti i parë që do të udhëtojë drejt hënës.

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar turistin e parë që do të fluturojë rreth Hënës dhe ai do të jetë miliarderi japonez dhe manjati i modës në internet, Yusaku Maezaëa njoftoi: “Unë zgjedh të shkoj në Hënë”.

42-vjeçari pritet të udhëtojë drejt hënës me Rocket Big Falcon (BFR), një raketë që u zbulua nga Musk në vitin 2016.

Image

Misioni është planifikuar për vitin 2023, do të shënojë vizitën e parë në Hënë nga njerëzit që nga Apollo 17 e NASA-s në 1972. Njoftimi është bërë në selinë qendrore të SpaceX në Haëthorne, Kalifornia, të martën.

Kompania tha se fluturimi ishte një hap të rëndësishëm për ti dhënë mundësinë njerëzve të zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme