Kujdes - hakerët gjejnë një metodë të re për zbulimin e fjalëkalimeve

Kujdes - hakerët gjejnë një metodë të re për zbulimin e fjalëkalimeve

12 April 2017 14:43

Një hulumtim të cilin e ka kryer Universiteti nga Newcastle, thekson se hakerët mund të thyejnë fjalëkalimin dhe kodet PIN bazuar në atë se si përdoruesit e lëvizin telefonin derisa shtypin në të.

Ekspertët thonë se në këtë studim kanë arritur të zbulojnë kodet PIN me katër shenja, me precizitet prej 70% në tentimin e parë.

Gjatë studimit, hulumtuesit janë bazuar vetëm në të dhënat e mbledhura përmes lëvizjeve dhe sensorëve të orientimit, transmeton kp.

Ekipi i hulumtuesve po ashtu pohon se kompanitë teknologjike janë në dijeni të këtij problemi, por nuk kanë zgjidhje për këtë.

Sensorët e orientimit në telefon mund të përdoren për të zbuluar nëse përdoruesi shfleton gjatë përmbajtjes, përdorë prekje të gjatë ose të shkurtër në ekran, si dhe në cilën pjesë të ekranit kryen shtypjen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme