Messengeri sjell risinë për pagesa brenda grupit

Messengeri sjell risinë për pagesa brenda grupit

11 April 2017 19:29

Facebook Messenger ka prezantuar veçorinë më të re.

Kjo është pagesa përmes Messengerit, në grupe të bisedave.

Duke nisur nga sot në SHBA, përdoruesit e sistemit operativ Android dhe kompjuterëve mund të dërgojnë pagesa dhe të ndajnë pagesa në grupe të njerëzve.

Sa i përket versionit të Messengerit për iPhone, kjo veçori do të shtohet së shpejti.

Pagesat bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes kartelave të përdoruesve. Paratë dorëzohen në llogarinë bankare të përdoruesve.

Të gjithë brenda grupit njoftohen për pagesat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme