Shuhet përfundimisht sistemi operativ Windows Vista

Shuhet përfundimisht sistemi operativ Windows Vista

11 April 2017 17:07

Pas më shumë se dhjetë vjetësh, Microsoft prej ditës së sotme përfundimisht do të ndalojë mbështetjen e vet për sistemin operativ Windows Vista.

Mbështetja kryesore kishte përfunduar qysh më 10 prill 2012, derisa ishte ofruar mbështetja për shërbime tjera dhe kjo ka zgjatur edhe pesë vjet tjera pas kësaj.

Nga sot, Microsoft për Vista nuk do të ofrojë më asnjë lloj azhurnimi në gjithë botën. Kjo nënkupton se përdoruesit e Vistas pas ditës së sotme do t’iu ekspozohen rreziqeve të sigurisë dhe viruse. Internet Explorer 9 në Vista, po ashtu, është ndërprerë, gjë e cila përdoruesit i vë në rreziqe shtesë.

Aktualisht nuk është ndonjë numër i madh i përdoruesve të Windows Vista, ndërsa statistika e fundit sugjeron se sistemi operativ përdoret nga gjithsej 0,72% e përdoruesve në gjithë botën, transmeton KP.

Windows Vista ishte prezantuar më 30 janar 2007, por nuk ishte pritur mirë për shkak të kërkesave të larta të harduerit dhe softuerit, si dhe problemeve me funksionin User Account Control dhe autorizimin. E gjithë kjo çoi deri te pranimi i dobët i këtij sistemi nga ana e përdoruesve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme