Tech

Shtyhet lansimi i telefonave të rinj të Google-it

Gjenerata e dytë e telefonave Pixel të Google-it ishte lansuar më 4 tetor të vitit 2017 dhe kjo datë konsiderohej e natyrshme edhe për lansimin e gjeneratës së tretë sivjet.

Kjo është përfolur vazhdimisht, por “Bloomberg” tani shkruan se gjenerata e tretë e Pixelsave do të vijë më 9 tetor në një konferencë në New York.

Tashmë detaje për telefonat janë publikuar, ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i datës së lansimit nga gjiganti teknologjik.