Tech

Dalin detaje të iPhonet të ri 6.1-inçësh

Apple pritet që gjatë shtatorit të lansojë linjën e re të iPhoneve, një nga të cilët raportohet se do të ketë ekran 6.1-inç.

Sipas raportimeve të fundit, ky telefon do të ketë vetëm një kamerë prapa dhe do të vijë me panele të reja LCD, por edhe me setin e çipit, A10.

iPhone i ardhshëm del se është pasardhës i iPhone SE në një trup të iPhone 8 me ekran skaj më skaj, me një “njollë” në maje.

Kjo “njollë”, sikurse tek iPhone X, do të ketë të gjithë senzorët për teknologjinë e njohjes së fytyrës. Prapa pritet që afër kamerës të jetë edhe një senzor më i madh.

Madhësia e RAM-it pritet të jetë tre gigabajt, teksa mund të pritet befasi edhe versioni me dy kartela, për çka besohet se do të jetë ekskluzivisht vetëm për tregun e Kinës.