Tech

Fotografia e publikuar zbulon se si duket Pixel 3 XL

Së fundmi është spekuluar shumë rreth smarfonët e ardhshëm Pixel 3 të Googlet dhe tani falë një postimi në Twitter nga MobieSyrup, njëri nga lexuesit e saj kanë dërguar një fotografi në të cilën shihet se si duket në të vërtetë modeli Pixel 3 XL.

Është vështirë të vërtetohet se smartfoni në fotografi është vërtetë Pixel 3 XL. Më herët është spekuluar se ky model do të ketë ekran me prerje (notch) të vogël, ndërsa modeli më i vogël Pixel 3 nuk do të ketë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Google duket se ka konfirmuar këtë detaj duke shtuar mbështetje për prerje (notch) në Android. Gjithashtu, prerja (notch) është thënë se mund të ketë të integruar sistemin e kamerës e cila disi do të mund të lidhet me veçorinë e zbuluar së fundmi të quajtur “Face Match”.


Gjithashtu, bazuar në raportimet e mëparshme, Pixel 3 dhe Pixel 3 XL pritet të ekran me një prerje të vogël në pjesën e lartë, edhe nuk është e sigurt, por mund të jetë potencialisht aty ku është i vendosur mikrofoni.

Fotografia, po ashtu, na zbulon se çfarë madhësie ka ky smartfon në jetën reale, ku sipas disa raportimeve mund të ketë ekranin 6.2-inç.

Për të vërtetuar këto informacione, si dhe ato të mëparshme, mbetet të presim deri te lansimi i serisë Pixel 3 në muajin tetor të këtij viti.