Tech

Shfaqet smartfoni Oppo R17 Pro me kamerë të trefishtë

Opps ka lansuar një video paralajmëruese të smartfonit të ardhshëm R17 Pro, ku zbulohet dizajni i tij si dhe 3 kamera nga pas.

Kamera kryesore siç dihet do të jetë e njëjta sikurse në GalaxyS9/S9+/Note9, ashtu edhe shihet në video, por pyetja është se për çfarë do të përdoret kamera e dytë e të tretë.

Disa thonë se tre kamerat do të përdoren për 3D, por asgjë nuk është e konfirmuar.

Oppo R17 Pro do të ketë skanerin për gjurmë të gishtërinjve nën ekranin 6.4 inç me rezolucion 1080x2280px AMOLED, deri 8GB RAM e çip Snapdragon 710.

Oppo pritet ta zbuloj R17 Pron me 23 gusht në Kinë.

{gallery}