Tech

Motorola tregon cilat pajisje do të marrin sistemin e ri Android

Motorola është prodhuesi më i fundit i telefonave Android që ka njoftuar se cilat produkte të kompanisë do të marrin përditësimin më të fundit të sistemit operativ, Android Pie.

Motorola planifikon që të përditësojë pajisjet Moto Z3, Z3 Play, Z2 Force Editiion, Z2 Play, X4, G6, G6 Plus dhe G6 Play.

Sipas kompanisë, pajisjet do të marrin përditësimin Android 9 Pie këtë vjeshtë duke mos specifikuar datë.

Kompania ka deklaruar se sapo të përditësohen pajisjet me sistemin e ri, do të kenë bateri më të gjatë.