Tech

Laptopi mund të ndikojë në aftësinë riprodhuese te meshkujt

Puna në zyrë, ulur tërë ditën, tashmë dihet se dëmton dukshëm shëndetin e njeriut, andaj edhe duhet kujdes më i shtuar që t’i zvogëloni në maksimum dëmet e kësaj kulture.

Para se t’i luftoni, duhet t’i njihni ato, kësaj radhe po ju njoftojmë me anët negative të mbajtjes për një kohë të gjatë të laptopit në prehër, përcjell ksp.

Këtu rëndësi të veçantë u kushtohet burrave, sepse mbajtja e latopit mund të zvogëlojë prodhimin e spermës. Po ashtu mund të përjetoni probleme të tjera të lëkurës që shkaktohen nga nxehtësia.

Hulumtuesit e Universitetit të New York-ut kanë gjetur se laptopët mund të rrisin temperaturën e testikujve, gjë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në aftësinë e prodhimit të spermës.