Tech

Publikohen fotografitë dhe specifikat e BlackBerry KEY2 LE

Fansat e vjetër të kompanisë BlackBerry besohet se së shpejti do të kenë mundësi që të shohin në realitet smartfonin më të fundit të kësaj kompanie – KEY2 LE.

Tani, janë publikuar fotografitë dhe disa specifikat kyçe të KEY2 LE, transmeton Koha.net. Siç mund të shohim nga fotografia, ky smartfon do të ketë tastierën e cila i ngjan shumë modelit origjinal Keyone por me disa funksione të reja si çelësi ‘shortcut’ dhe skaneri për gishta i integruar në tastin ‘spacebar’.

Image

Sa i përket specifikave, KEY2 LE pritet të ketë ekran 4.5-inç me rezolucion prej 1,080 x 1,620 pikselë, procesor Snapdragon 636, 4 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, smartfoni i ri pritet të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 + 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 3,000 mAh.