Tech

Kështu do të duket Galaxy Note9

Në internet kanë filluar të qarkullojnë fotografitë në të cilat shihet fableti i ardhshëm i gjigantit të teknologjisë, Samsung.

Fjala është për Galaxy Note9 dhe njëra nga këto fotografitë shfaq në ekran opsionin “About Phone” në të cilën shihet numri i modelit SM-N960U, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se bëhet fjalë për telefonat e dedikuar për Amerikën Veriore.

Lexoni edhe: 

Mësohet data e zbulimit të Samsung Galaxy Note9

Pjesa e pasme e këtij fabletit të ardhshëm konfirmon vendosjen horizontale të kamerës kryesore të dyfishtë dhe nën të skanerin për gishta, blicin LED dhe skanerin për matjen e rrahjeve të zemrës. Po ashtu, thuhet se ky Note9 do të ketë sistemin e njëjtë të kamerës kryesore sikurse Galaxy S9+.

Gjithashtu, ende nuk dihet se me çfarë procesor do të vijë Galaxy Note9 – Snapdragon 845 apo Exynos 9810, por ky fablet do të dallohet nga Galaxy S9+ pasi do të implementojë lapsin S Pen, do të ofrojë mbështetje për Bluetooth, do të ketë ekran më të madh si dhe baterinë më të fuqishme – me kapacitet prej 4,000 mAh.