Tech

Facebooku suspendon një kompani rreth dyshimeve për keqpërdorim të informacionit

Rrjeti më i madh social Facebook, ka suspenduar një kompani që merret me analiza, për shkak të dyshimeve të bashkëpunimit me Rusinë dhe ndarjes së informacioneve që merr nga përdoruesit e rrjetit social.

Më 20 korrik, Facebooku deklaroi se ende nuk ka prova të mjaftueshme për keqpërdorim të informacionit nga Facebooku apo Instagrami, por hetimet po vazhdojnë, transmeton rel.

Kompania Crimson Hexagon ka punuar në kontrata të analizimit të të dhënave të klientëve të Facebookut, duke përfshirë një organizatë joqeveritare të quajtur Fondi i Zhvillimit të Shoqërisë Civile, që ka lidhshmëri me Kremlinin.

Sipas gazetës, kjo organizatë ka përdorur informatat e kompanisë për të analizuar oponionin publik në Rusi rreth qeverisjes së Vladimir Putinit.