Tech

Versioni i plotë i Photoshopit arrin në iPadët më 2019-ën

Kompania e njohur amerikane, Adobe, si pjesë e strategjisë, do të lansojë versionin e plotë të Photoshopit për iPadët, raporton Bloomberg, transmeton Koha.net.

Aktualisht në iPad është në dispozicion Photoshop Express. Versioni i ri i plotë do të mundësojë të editoni kreacionet e juaja në iPad.

Adobe planifikon që të prezantojë Photoshopin për iPadët në konferencën e saj vjetore kreative MAX, e cila mbahet në muajin tetor, por aplikacioni pritet të arrijë gjatë vitit të ardhshëm, përcjell Koha.net.

Gjithashtu, Adobe nuk ka konfirmuar se cilat modele iPad do të mbështeten, por supozohet se iPad Pro mund të jetë në mesin e iPadëve që do të kenë Photoshopin e plotë.