WhatsApp teston funksionin për luftë kundër spamit dhe lajmeve të rreme

WhatsApp teston funksionin për luftë kundër spamit dhe lajmeve të rreme

14 korrik 2018 09:36

Shërbimi WhatsApp në të kaluarën ka qenë cak i shumë kritikave për shkak se nuk i ka kushtruar shumë kujdes zgjidhjes së problemve me lajmet e rreme dhe spamin.

Kjo kompani sipas të gjitha gjasave tani ka vendosur që të merret me këtë problem dhe ka filluar të testojë veglën e cila do të luftojë kundër spamit dhe lajmeve të rreme.

Sipas publikimit së fundi në blogun WABetaInfo, burimi i cili i përcjell nga afër funksionet e reja që shtohen në WatsApp, ky shërbim sapo ka publikuar azhurnimin e ri përmes Google Play Beta Programit në versionin 2.18.206. Ky azhurnim në shikimi të parë nuk sjell ndryshime kushedi çfarë, por kur shikohet më mirë konfirmohet ekzistenca e funksionit “suspicious link detection”, që është vërejtur në vetëm disa pajisje deri më tani.

Ky funksion është larg prej kompletimit dhe tani për tani është në fazën e testimit, por ofron sistem goxha të thjeshtë. Krejt çfarë do të bëjë WhatsApp është që në prapavijë do të kontrollojë secilin link i cili ndahet në platformë, për të verifikuar nëse informatat janë të sakta apo jo, përcjell Koha Ditore.

Nëse nuk janë, shenja “Suspicious Link” do të paraqitet për atë link. Nëse sfhrytëzuesi vendos ta injorojë vërejtjen dhe megjithatë klikon në link, WhatsApp përsëri do t’ia tërheqë vërejtjen shfrytëzuesit nëse dëshiron që të vazhdojë me hapjen e linkut.

Specifikimet e procesorëve mobilë Intel Whiskey Lake-U Core i7 dhe i5

Inteli gjatë Computexit, muajin e kaluar, ka theksuar që planifikon publikimin e dy familjeve të reja të procesorëve Core të gjeneratës së tetë për pajisjet mobile: Whiskey Lake-U dhe Amber Lake-Y. Mirëpo, përveç emrave të koduar, Inteli nuk ka ofruar detaje tjera për çipsetet. Tani janë paraqitur disa informata të rrjedhura për dy procesorët e ardhshëm Whiskey Lake-U.

Bëhet fjalë për modelet Core i7-8565U dhe Core i5-8265U. Tom Apisak, informator i besueshëm i të dhënave benchmark, ka publikuar online detajet për çipat e ardhshëm. Po ashtu edhe fotografitë e takteve të punës së të dy proceorëve në krahasim me modelet Kaby Lake-R të cilët do t’i zëvendësojnë.

Procesorët Whiskey Lake-U janë krijuar me procesin e njëjtë prodhues 14nm++ sikurse edhe modlet Kaby Lake-R, por janë optimizuar edhe më shumë për përkrhajen e takteve më të larta në kuadër të profileve ët njëjta të shpenzimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme