Tech

“Apple Watch Series 3” do të lansohet në pjesën e dytë të vitit

Seria e tretë e orëve të mençura Apple do të lansohet në pjesën e dytë të vitit, ka bërë të ditur një burim industrial nga zinxhiri i furnizimit, transmeton kp.

Tash për tash nuk ka detaje lidhur me funksionet e orës së ardhshme të mençur të Apple, por raportet e mëhershme tregojnë se “Apple Watch 3” pritet të vijë me performanca të përmirësuara dhe zgjatje më të mirë të baterisë në krahasim me “Apple Watch 2”.

“Apple Watch Series 2” është publikuar në shtator të vitit të kaluar, në ngjarjen në të cilën Apple prezantoi telefonat iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Me vetë këtë pritet që edhe Apple Watch 3 të arrijë në të njëjtën ngjarje, në të cilën pritet prezantimi i modelit më të ri iPhone 8.

Sa i përket pamjes, ora e re mund të jetë i ngjashëm me pararendësin.