Apple përditëson laptopët MacBook Pro

Apple përditëson laptopët MacBook Pro

12 korrik 2018 18:25

Apple ka përditësuar linjën e laptopëve, MacBook Pro. Versionet e reja të modeleve 13 dhe 15-inçësh, kanë performanca më të fuqishme falë gjeneratës së tetë të çipave të Intelit dhe disa shtesave tjera.

Sipas Apple-it, pajisjet do të kenë tani dyfishin e performancave në krahasim me modelin me gjeneratën e shtatë të çipave Intel.

Apple e ka përditësuar edhe ekranet duke iu ofruar përdoruesve “eksperiencë më natyrale të pamjeve”.

Me këtë rast Apple ka rritur edhe çmimet. MacBook Pro 13 me Core i5 ka çmim 1799 dollarë, ndërsa me versionin i7 kushton 300 dollarë më shumë. Versioni i7 i MacBook Pro 15 kushton 2399 dollarë, ndërsa në versionin i9 kushton 2799 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme