Lenovo Z5 arrin me ngjyrë Aurora për 230€

Lenovo Z5 arrin me ngjyrë Aurora për 230€

11 korrik 2018 22:15

Lenovo Z5 është prezantuar me tre ngjyra, të zezë, blu e aurora, kjo e fundit që ndryshon nga blu në vjollcë gjatë dritës.

Por deri tani kjo e fundit nuk ka qenë në dispozicion për t’u porositur dhe vetëm tani Lenovo është duke e lansuar atë, transmeton koha.net.

E mira e Lenovo Z5 në ngjyrë aurora është se ka të njëjtin çmim sikurse dy versionet e tjera.

Ky smartfon ka kamerë të dyfishtë nga pas, njërën 16MP + tjetrën 8MP e që ka një çmim fillestar prej 230 eurosh.

Lenovo Z5 ka 6 GB RAM e 128 GB hapësirë në memorie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme