Tech

Honor Note 10 do të zyrtarizohet së shpejti

Descriptive Text

Nënbrendi i markës Huawei është duke u përgatitur për të prezantuar së shpejti telefonin Note 10.

Tani për tani nuk ka ende një datë zyrtare të lansimit, por duke gjykuar nga faqja zyrtare e Weibo, prezantimi do të ndodhë së shpejti, transmeton ksp.

Honor ka publikuar një fotografi që konfirmon se Honor Note 9 do të anashkalohet, dhe se Note 10 do të lansohet në vend dhe se prezantimi do të mbahet në Pekin.

Deri më tani, pak detaje janë të njohura në lidhje me modelin e Honor Note 10. Dihet se telefoni do të ketë një ekran të madh prej 6.9-inç, i krijuar nga Samsung, dhe thashethemet e fundit kanë sugjeruar zbatimin e baterisë prej 6,000 mAh, por kjo doli të jetë një lajm i rremë.

Pritet që pajisja e re Honor Note 10 të arrijë me procesor Kirin 970, sikurse modeli Honor 10.