Tech

LG Display do të furnizojë Applen me ekrane OLED për iPhonët e rinj

Descriptive Text

Apple mund të përdorë së shpejti ekranet nga LG Display si ofruesin e dytë të paneleve me dioda të avancuar të dritës organike OLED për pajisjet e saj premium të iPhone, sipas raportimeve të fundit.

Fillimisht, LG Display do të ofrojë tre deri në pesë milionë panele OLED për Apple. LG planifikon të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit, sugjerojnë burime pranë kësaj kompanie, transmeton ksp.

Samsung ka qenë deri tani i vetmi furnizues i ekranit OLED për iPhone X, për shkak se ishte kompania e vetme që arriti t'i përgjigjet kërkesave dhe specifikimeve strikte, si dhe sasive të paneleve të prodhuara nga Apple.

Apple ka kohë që dëshiron të ketë një prodhues tjetër të panelit OLED, dhe kompania ka investuar edhe 2,7 miliardë dollarë në LG për të krijuar një linjë të prodhimit OLED ekskluzivisht për ekranet e iPhone.

Për Apple, do të ishte ideale nëse LG mund të prodhojë gjysmën e ekraneve të kërkuara OLED, por kompania e Koresë së Jugut përpiqet të përmbushë kërkesat rigoroze të Apple kur bëhet fjalë për prodhimin.

Për shkak të kësaj, LG është caktuar të marrë rolin për prodhimin e ekraneve për modelin iPhone 6,5-inç.