Tech

Telefonat e Nokias nga muaji i ardhshëm me Android P

HDM Global është një nga prodhuesit e rrallë të telefonave i cili konfirmoi se të gjitha modelet aktuale të kompanisë do të përditësohen në versionin më të ri operativ Android P kur Google zyrtarisht do ta lansojë.

Google ka bërë të ditur se ky version do të ndodhë diku gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, përkatësisht në muajin gusht Android P mund të arrijë në Pixel, dhe së shpejti edhe në pajisjet e Nokias, transmeton ksp.

Kjo konfirmohet nga një raport i kohëve të fundit i cili citon korrespondencën e emailit në mes të përdoruesit të telefonit të mençur Nokia dhe Nokia Mobile Care.

Ndonëse Android P Developer Preview është aktualisht në dispozicion vetëm për Nokia 7 Plus, kompania finlandeze ka në plan të nxjerrë versionin përfundimtar për të gjithë telefonat e tij që nga gushti.

Mbetet për t'u parë nëse HMD Global me të vërtetë do të ketë sukses në përgjigjen ndaj kësaj sfide dhe përditëson telefonat e saj Nokia në Android P pothuajse në të njëjtën kohë kur softueri arrin në linjën Pixel.