Lansohet Honor 8 Pro në Europë, zbulohet edhe çmimi i tij

Lansohet Honor 8 Pro në Europë, zbulohet edhe çmimi i tij

05 April 2017 14:12

Kompania e njohur Huawei javën e kaluar ka paralajmëruar se do të lansojë smartfonin e saj të ri Honor 8 Pro edhe në Europë.

Tani, ky model është në dispozicion për shitje në Britani të Madhe me çmim prej 480 funte dhe në Europë, gjegjësisht në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Zvicër me çmim prej 549 euro, transmeton Koha.net. Honor 8 Pro mund ta para-porositni përmes uebfaqes www.vmall.eu, raporton GSM Arena.

Honor 8 Pro vjen me ekran 5.7-inç QHD, procesor Kirin 960, 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 megapikselë, skanerin për gishtërinj, si dhe baterinë prej 4 mijë mAh.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme