Ky është dizajni i Xiaomi Redmi 6 Pro

Ky është dizajni i Xiaomi Redmi 6 Pro

24 qershor 2018 16:41

Janë publikuar fotografitë zyrtare të smartfonit më të ri të avancuar të kompanisë së njohur kineze Xiaomi, Redmi 6 Pro, i cili pritet të prezantohet brenda dy ditëve.

Deri tani është raportuar pothuajse për të gjitha specifikat e këtij smartfoni, por këto fotografitë e reja konfirmojnë portin micro USB të vendosur në pjesën e poshtme të telefonit, trupin nga alumini, ekranin me prerje (notch) dhe raport prej 19:9, skanerin për gishta në pjesën e pasme, kamerën kryesore të dyfishtë e pozicionuar vertikalisht si dhe portin 3.5 mm për kufjet, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Xiaomi Redmi 6 Pro pritet të vijë me procesor Helio P60 ose Snapdragon 625 me tetë bërthama, ekran 5.84-inç FHD+, 2GB/16GB ose 3GB/32GB konfigurimin e memorieve, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë, si dhe baterinë prej 4,000 mAh.

Për më tepër shikoni se si do të duket Xiaomi Redmi 6 Pro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme