Përditësimi i fundit i OnePlusit përgjysmon jetëgjatësinë e baterisë

Përditësimi i fundit i OnePlusit përgjysmon jetëgjatësinë e baterisë

23 qershor 2018 18:08

Kompania e njohur kineze, OnePlus, së fundmi ka lëshuar një përditësim për një numër të pajisjeve të saj – OnePlus 3/3T, OnePlus 5/5T dhe për modelin e saj të fundit, OnePlus 6.

Por, përditësimi i fundit i sistemit operativ Oxygen kishte për qëllim që të rregullojë disa probleme dhe të sjellë disa veçori të reja, duket se ka shkaktuar një problem në anën tjetër.

Anëtarët e forumit të OnePlusit janë ankuar për shpenzimin të madh të baterisë te modeli OnePlus 6 kur kanë përditësuar sistemin operativ nga Oxygen OS 5.1.6 në Oxygen OS 5.1.8, transmeton Koha.net. Pa ndryshuar rutinën e tyre të përditshme, gjysma e baterisë shpenzohet më shpejtë sesa më parë.

Gjithashtu, ka edhe një problem tjetër, kur bateria është nën 50 për qind telefoni fiket tërësisht. Funksionon shumë mirë kur rivendoset në karikim, por megjithatë është e bezdisshme.

Image

Një grup i vogël përdoruesish thonë se edhe kamera e telefonave të tyre ngrihet gjatë përdorimit. “Të dy këto probleme janë shkaktuar nga përditësimi i fundit, sepse më herët nuk kemi pasur asnjë problem me telefonat tanë”, thonë këta përdorues.

Përveç përdoruesve të OnePlus 6, disa të tjerë janë ankuar edhe për OnePlus 3 dhe 3T. Sipas tyre, bateria “vdes” brenda disa orëve pa ndonjë paralajmërim.

Për tani, disa përdorues të tjerë thonë se ekrani i telefonave të tyre shpenzon më shumë bateri sesa duhet, për shkak të përditësimit të fundit, përcjell Koha.net.

Besohet se një përditësim i ri është rrugës për të rregulluar këto probleme dhe mbetet pyetja nëse edhe përdoruesit e OnePlus 5 dhe 5T kanë të njëjta probleme apo këto probleme i kanë vetëm OnePlus 6, 3 dhe 3T.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme