WhatsApp do të ndalojë së punuari në këto pajisje, ku do të mbeten miliona njerëz pa të

WhatsApp do të ndalojë së punuari në këto pajisje, ku do të mbeten miliona njerëz pa të

21 qershor 2018 13:25

Aplikacioni i mesazheve nën pronësi të Facebook, WhatsApp ka lidhur njerëzit në të gjithë botën për afër një dekade tani, megjithatë. kjo mund të përfundojë për disa prej tyre.

Një përditësim i ri në një postim të vjetër, të quajtur “mbështetja për sistemet operative më të vjetra”, në faqen për mbështetje të pajisjeve mobile nga WhatsApp, kjo kompani ka zbuluar një listë të pajisjeve si dhe të sistemeve operative në të cilët më aplikacioni i tyre në do të punojnë deri në fund të këtij viti kalendarik, transmeton koha.net.

Me 1.5 miliardë përdorues në të gjithë botën, tërheqja e mbështetjes së WhatsApp do të reduktojë miliona përdorues nga platforma e saj në 2 vitet e ardhshme.

Arsyeja e pse kjo kompani është duke planifikuar që të ndalojë mbështetjen e aplikacionit të WhatsApp në një numër të iPhonëve e smartfonëve me Android, është se këto pajisje si dhe sistemi operativ i tyre më nuk janë në gjendje që të mbështesin tiparet e reja që WhatsApp planifikon t’i prezantojë në të ardhmen.

Në këtë postim kjo kompani ka qartësuar se minimumi i kërkuar për çdo pajisje me Android që të kenë WhatsApp është së paku versioni i Andrid 2.3.3, ndërsa smartfonët që kanë sistemin Andrid 2.3.7 (Gingerbred) do të kenë mbështetje vetëm edhe për dy vitet e ardhshme.

Për iPhone, pajisjet që kanë iOS versionin 7 si dhe iPhone 3GS më nuk do të jenë në gjendje që të përdorin WhatsApp.

Kur vjen puna te Windows, të gjithë smartfonët me Windows 7.0 e 8.0 më nuk do të jenë në gjendje që të marrin WhatsAppin gjithashtu dhe BlackBerry 10 e më të vjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme