Smartfoni i Samsung i palosshëm do të arrijë në 2019-ën

Smartfoni i Samsung i palosshëm do të arrijë në 2019-ën

04 April 2017 17:10

Inxhinieri i ekraneve të Samsung, Kim Tae-woong thotë se ekranet e tanishëm shiten mirë dhe nuk ka nevojë të nxitohet për teknologji të re të ekraneve të palosshëm, të cilët sipas tij do të lansohen në vitin 2019, transmeton koha.net.

Kjo deklaratë i ka ndalur spekulimet se tashmë është gati Galaxy X me ekran të palosshëm e që do të debutojë në IFA gjatë shtatorit.

Analistët koreanë kanë konfirmuar se ekranet e tanishëm janë fitimprurës për Samsung dhe se kjo kompani nuk ka nevojë të nxitohet me produktet që ende nuk janë gati.

Sipas Chung Won-seok, ekranet e Samsung janë mbi 20 për qind fitimprurës, transmeton koha.net.

Ai ka thënë: Kur kërkesa e ekraneve të tanishëm do të fillojnë të bien, Samsung do të zbuloj ekranet e palosshëm si produkt tjetër.

Inxhinieri i ekraneve të Samsung, Kim Tae-woog gjithashtu ka thënë për mediat koreane se ekrani i palosshëm ende nuk është gatshëm, dhe se janë disa sfida teknike që duhet të përmirësohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme