КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Технологија

OpenAI открива план за безбедност тинејџера који користе ChatGPT

ОПЕНАИ

Gjiganti amerikan i teknologjisë, OpenAI, ka prezantuar planin e tij të quajtur “Australian Youth Safety Blueprint”, i cili synon të rrisë sigurinë e të rinjve gjatë përdorimit të inteligjencës artificiale.

Kompania e ka përshkruar dokumentin si “udhërrëfyes për mbrojtjen e të rinjve gjatë përdorimit të inteligjencës artificiale dhe një kontribut praktik në politikat australiane”.

“Të rinjtë australianë meritojnë mjete që zgjerojnë mundësitë e tyre për të mësuar, krijuar dhe zhvilluar aftësi, duke mbrojtur njëkohësisht mirëqenien e tyre”, thuhet në një deklaratë online të lëshuar nga OpenAI.

Sipas kompanisë, plani përfshin gjashtë shtylla kryesore, duke nisur nga një edukim për inteligjencën artificiale dhe masat mbrojtëse të përshtatura për moshën, deri te verifikimi i moshës që mbron privatësinë, lidhjet me shërbimet reale të mbështetjes në raste krize dhe kontrollet prindërore të qasshme.

OpenAI thekson se këto masa synojnë të përcaktojnë se si duhet të funksionojë inteligjenca artificiale në mënyrë të përgjegjshme për adoleshentët dhe se si kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi për identifikimin dhe trajtimin e rreziqeve që lidhen me përdoruesit e rinj.

Australia ka miratuar politika veçanërisht të forta për platformat e mediave sociale gjatë viteve të fundit, ndërsa OpenAI synon të bashkëpunojë me autoritetet australiane për të shmangur problemet afatgjata që lidhen me sigurinë e të rinjve.

Kompania bëri të ditur se në gusht ka nisur të ofrojë gradualisht ChatGPT për adoleshentët në Australi, një përvojë e re standarde për përdoruesit e identifikuar si 13 deri në 17 vjeç, me masa mbrojtëse të përditësuara dhe të përshtatura me nevojat e tyre zhvillimore.

Kjo, sipas OpenAI, ndërtohet mbi kontrollet prindërore, politikat e sigurisë për personat nën 18 vjeç dhe mekanizmat e verifikimit të moshës, të cilët ndihmojnë në zbatimin e masave të duhura mbrojtëse për përdoruesit e ndryshëm.

“Përgjegjësia për sigurinë nuk duhet të bjerë kryesisht mbi të rinjtë apo familjet e tyre. kompanitë duhet të vazhdojnë të ndërtojnë masa mbrojtëse në produktet e tyre që në fillim”, deklaroi OpenAI.

Megjithatë, kompania amerikane pranoi se nevojiten më shumë punë dhe kërkime për të adresuar shqetësimet e mundshme.

“Kjo është një punë në vazhdim dhe ka ende shumë për të bërë”, tha OpenAI, duke shtuar se Australia ka mundësinë të ndihmojë në krijimin e standardeve të forta dhe të bazuara në prova, të cilat mbrojnë të rinjtë duke ruajtur njëkohësisht përfitimet që sjell inteligjenca artificiale.

OpenAI tha se është e gatshme të bashkëpunojë me adoleshentët, prindërit, edukatorët, studiuesit dhe politikëbërësit, si dhe me të gjitha palët e tjera që punojnë për të njëjtin qëllim.