---
description: Në Prishtinë po mbahet ngjarja e radhës ndërkombëtare sportive – Kampionati Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.Në qytetin ku do të mbahen Lojërat Mesdh
title: Spanja me prezantim diskriminues, Sllovakia, Greqia e Rumania jo
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/10/b837e0cf-5ff0-4917-8025-d8b87c64f1fa.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sporte të tjera

# Spanja me prezantim diskriminues, Sllovakia, Greqia e Rumania jo

![Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/February/10/b837e0cf-5ff0-4917-8025-d8b87c64f1fa.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 10 shkurt 2026 19:40
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 10 shkurt 2026 19:40
- Shpërndaje në:

Në Prishtinë po mbahet ngjarja e radhës ndërkombëtare sportive – Kampionati Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.

Në qytetin ku do të mbahen Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 po marrin pjesë ekipe përfaqësuese të plot 12 shteteve. Katër prej këtyre vendeve nuk e njohin shtetin e Kosovës. Bëhet fjalë për Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë e Greqinë.

Derisa në Pallatin e Rinisë në Prishtinë të gjitha ekipet pjesëmarrëse po paraqiten në kushte të njëjta, Kosova nuk trajtohet njëjtë nga federatat e të gjitha këtyre vendeve.

Është vetëm federata spanjolle që ka qëndrim diskriminues ndaj Kosovës, të paktën sa i takon prezantimit.

Në njoftimet zyrtare të kësaj federate lidhur me Kampionatin Mesdhetar, askund nuk shkruan se kjo ngjarje mbahet në Kosovë. Ndeshja e parë e Mesdhetarit ishte pikërisht në mes të Spanjës dhe Kosovës. Por Federata e Hendbollit e Spanjës e ka shkruar vazhdimisht se Spanja ka luajtur kundër “Federatës së Hendbollit të Kosovës” Ndërkohë ekipet tjera përfaqësuese federata spanjolle i ka prezantuar drejt: Mali i Zi, Bullgari, Rumani, Turqi.

[Edhe ![Fitorja e parë e Kosovës në Mesdhetar](https://resources.koha.net/images/2026/February/10/e71ed7b6-aabb-42c1-a335-7bcfb36cfa10.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 10 shk 2026 Fitorja e parë e Kosovës në Mesdhetar](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/fitorja-e-pare-e-kosoves-ne-mesdhetar-1)

Spanja U16 fitoi ndaj Kosovës me rezultat 39:13. Të martën spanjollet e reja kanë fituar 23:19 ndaj Malit të Zi. Dhe sërish në asnjë vend nuk është shkruar që kampionati po mbahet në Kosovë. Dhe sërish si kundërshtare e parë e Spanjës është paraqitur “Federata e Hendbollit e Kosovës”.

Ndërkohë federatat e Sllovakisë, Rumanisë dhe Greqisë e kanë shkruar drejtë se ku po mbahet Kampionati Mesdhetar dhe po ashtu emrin e Kosovës.

“Lojtaret tona të reja kanë mposhtur moshataret nga Greqia në ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”, ka shkruar federata sllovake.

Edhe federata e Rumanisë e ka shkruar se Mesdhetari mbahet në Prishtinë, Kosovë. Njëjtë edhe ajo greke.

[Edhe ![Hendbollistet spanjolle respektojnë himnin e Kosovës, por federata spanjolle nuk e shkruan Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/2ce525cb-55c4-4e89-b272-221cdc349bff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 9 shk 2026 Hendbollistet spanjolle respektojnë himnin e Kosovës, por federata spanjolle nuk e shkruan Kosovë](https://www.koha.net/sport/hendbollistet-spanjolle-respektojne-himnin-e-kosoves-por-federata-spanjolle-nuk-e-shkruan-kosove)

“Kampionati i 19-të Mesdhetar për vajza do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, nga 8 deri më 15 shkurt”, ka shkruar federata greke.

Ndonëse për hendbolliste të reja, Kampionati Mesdhetar vlerësohet me peshë edhe për shkak të Lojërave Mesdhetare që i organizon Prishtina pas katër vjetësh. Shumica e shteteve që kanë ekipet e hendbollit në Prishtinë do të jenë edhe në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Dhe ndërlikimet e natyrës politike nuk përjashtohen.

[#Spanja](https://www.koha.net/tag/spanja) [#HENDBOLL](https://www.koha.net/tag/hendboll) [#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova)

Artikuj të ngjashëm

- [Opinion 16 tet 2026 Lojërat Mesdhetare 2030 para dështimit](https://www.koha.net/opinion/lojerat-mesdhetare2030para-deshtimit)
- [![Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”](https://resources.koha.net/images/2026/September/03/82fecd86-03aa-4624-9a4e-7dd972dd540f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 3 sht 2026 Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”](https://www.koha.net/sport/kosova-pranon-flamurin-e-lojerave-mesdhetare-prishtina-2030)
- [![Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare – shpresohet në ndonjë fitore](https://resources.koha.net/images/2026/August/25/83c8e69d-c683-4c37-9e03-db0e8f4e3104.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 25 gus 2026 Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare – shpresohet në ndonjë fitore](https://www.koha.net/sport/dita-e-gjashte-e-lojerave-mesdhetare-shpresohet-ne-ndonje-fitore)

[Lifestyle.]() [Më shumë se gjysma e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se vuajnë nga kjo gjendje](https://www.koha.net/lifestyle/me-shume-se-gjysma-e-njerezve-me-tension-te-larte-nuk-e-dine-se-vuajne-nga-kjo-gjendje)

[Futboll.]() [PSG-ja fiton derbin dhe bëhet lidere e Francës](https://www.koha.net/futboll/psg-ja-fiton-derbin-dhe-behet-lidere-e-frances)

[Showbiz.]() [Dan Reynolds dhe Sofia Vergara darkojnë së bashku, ngjallin dyshime për romancë](https://www.koha.net/showbiz/dan-reynolds-dhe-sofia-vergara-darkojne-se-bashku-ngjallin-dyshime-per-romance)

[Arbëri.]() [Sveçla: E çuditshme si u nda fëmija nga nëna, iu dha babait e ai ia delegoi vëllait, që ka dosje të rëndë në Polici](https://www.koha.net/arberi/svecla-e-cuditshme-si-u-nda-femija-nga-nena-iu-dha-babait-e-ai-ia-delegoi-vellait-qe-ka-dosje-te-rende-ne-polici)

[Arbëri.]() [Kuvendi themelon Komision për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-themelon-komision-parlamentar-per-hetimin-e-vrasjes-se-arlinda-zekajt)

[Futboll.]() [Mbappe: Fjalimet sjellin fat të keq](https://www.koha.net/futboll/mbappe-fjalimet-sjellin-fat-te-keq)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Spanja me prezantim diskriminues, Sllovakia, Greqia e Rumania jo","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/spanja-me-prezantim-diskriminues-sllovakia-greqia-e-rumania-jo","datePublished":"2026-02-10T19:40:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:55:06+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":398,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në Prishtinë po mbahet ngjarja e radhës ndërkombëtare sportive – Kampionati Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.Në qytetin ku do të mbahen Lojërat Mesdh","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/spanja-me-prezantim-diskriminues-sllovakia-greqia-e-rumania-jo","keywords":"Spanja, HENDBOLL, Kosova","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/10/b837e0cf-5ff0-4917-8025-d8b87c64f1fa.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
