Ndonëse luajti lojë të barabartë në setin e parë, Kosova u mposht 3:0 në sete nga Greqia në turneun e volejbollisteve në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të enjten mbrëma, greket e fituan ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B.
Seti i parë përfundoi 27:25 për Greqinë. Edhe në setin e dytë volejbollistet kosovare u mbajtën mirë, duke pësuar 25:21.
Ndërkohë Greqia ishte bindëse në setin e tretë, të cilin e fitoi 25:15.
Lojërat Mesdhetare zyrtarisht hapen të premten mbrëma. Por në volejboll garat kanë nisur të enjten. Në mesditë volejbollistët e Kosovës humbën 3:0 nga Greqia, duke mos bërë ndonjë rezistencë.