Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll e ka shënuar fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të premten paradite, volejbollistet e Kosovës fituan bindshëm, 3:0 në sete ndaj Algjerisë.
Algjeria ka shfaqur nivel inferior, që është shfrytëzuar nga volejbollistet kosovare.
Seti i parë përfundoi 25:19, ndonëse volejbollistet kosovare dominuan nga fillimi. Në setin e dytë Algjeria i fitoi vetëm dhjetë pikë, ndërsa në të tretin i fitoi 14.
Të enjten mbrëma Kosova pësoi 3:0 në sete nga Greqia. Në grup janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Në grupin tjetër janë Italia, Bosnjë-Hercegovina, Egjipti dhe Serbia.
Për Kosovën ky ishte suksesi i parë në “Taranto 2026”, ku merr pjesë me 163 sportistë.
-
Медитеранске игре: Косово поражено 3:0 од Грчке у одбојци
-
Косово претрпело тежак пораз у првој утакмици Медитеранских игара
-
Косово без врхунских рукометаша на Медитеранским играма
-
Швајцарски мотоциклиста погинуо у квалификационом инциденту
-
Још један Иранац жели медаљу за Косово на Медитеранским играма