КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Остали спортови

Косово без врхунских рукометаша на Медитеранским играма

Nenad Shoshtariq

Përzgjedhësi i ri i Kosovës në hendboll, Nenad Shoshtariq, ka publikuar listën e lojtareve për Lojërat Mesdhetare. Këtë e bëri të ditur të enjten FHK-ja, në ditën kur hendbollistet edhe janë vendosur në Taranto të Italisë, ku do të mbahen Lojërat Mesdhetare.

Kosovës i mungojnë shumica e lojtareve seniore.

“Për shkak të obligimeve në klubet e tyre, mungojnë shumica e lojtareve të Kombëtares A. Kështu rastin do ta kenë hendbolliste të reja, që vlerësohen me potencial për të ardhmen. Ndonëse konkurrenca vlerësohet e fortë, gara e hendbollit në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’, do të jetë përvojë e çmuar për hendbollistet tona të reja, shumica prej të cilave janë të klubeve të vendit”, ka shkruar FHK-ja.

Hendbollistet kosovare ndeshjen e parë e kanë ndaj Algjerisë, të shtunën. Më pas luajnë edhe me Greqinë, Italinë, Tunizinë dhe Maqedoninë e Veriut.