КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Остали спортови

Косово претрпело тежак пораз у првој утакмици Медитеранских игара

Ввв

Volejbollistët e Kosovës janë paraqitur në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Hapja zyrtare e Lojërave Mesdhetare bëhet të premten mbrëma, por garat e volejbollit kanë nisur të enjten. Dhe Kosova e luajti ndeshjen e parë në ngjarjen shumësportëshe.

Volejbollistët e Kosovës u përballën me Greqinë, të enjten në mesditë, ndërsa u mposhtën thellë, 3:0 në sete.
Seti i parë përfundoi 25:13 për Greqinë. 13 pikë volejbollistët e Kosovës i mblodhën edhe në setin e dytë. Ndërkohë seti i tretë përfundoi me rezultat 25:15 në të mirë të Greqisë.

Kosovën në Lojëra Mesdhetare e përfaqësojnë plot 163 sportistë. Për herë të parë Kosova garon edhe në sporte ekipore, përkatësisht në volejboll, futboll, hendboll dhe basketboll 3x3. 

Kosova për herë të parë paraqitet në Lojëra Mesdhetare, ndërsa KOK-u vendosi për numër më të madh sportistësh për shkak se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare mbahet në Prishtinë në vitin 2030.
Në Taranto të Italisë priten medalje, sidomos në xhudo. Medalje shpresohet të fitohen edhe në disa sporte individuale. 

Por ndeshja e parë nuk la përshtypje pozitive. 
Me gjithë humbjen e rëndë, Federata e Volejbollit e Kosovës ka shkruar për moment historik. 

“Pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje shënon një moment historik për volejbollin kosovar, pasi përfaqësuesja e meshkujve debutoi për herë të parë në Lojërat Mesdhetare”, ka shkruar FVK-ja.

Si zakonisht, federatat kosovare dështimet sportive mundohen t’i arsyetojnë e madje edhe t’i interpretojnë si suksese.