КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
SPORT

Косовским спортистима предата застава за Медитеранске игре

Медитеранске игре

Boksierja Donjeta Sadiku dhe taekondisti Bleron Ademi, kanë pranuar flamurin e Kosovës nga kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti.

Sadiku e Ademi do ta mbajnë flamurin në Ceremoninë Hapëse të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Lojërat Mesdhetare mbahen prej 21 gushtit deri më 3 shtator në Taranto të Italisë. Kosovën do ta përfaqësojnë plot 163 sportistë. Shumica prej tyre ishin të pranishëm të dielën pasdite në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. 

Pos për dorëzimin e flamurit, ceremonia u organizua edhe për të prezantuar ekipin mesdhetar të Kosovës.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” kanë peshë më të madhe edhe për faktin se Lojërat pasuese mbahen në Prishtinë në vitin 2030.

такође Шампион враћа Нухиуа на место тренера SPORT Шампион враћа Нухиуа на место тренера

Për t’u paraprirë Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të përfaqësohet me numër të madh sportistësh në Taranto, në ngjarjen që mbledh sportistë nga vendet rreth Mesdheut. 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ofruar përkrahje për sportistët. 

“Jemi këtu për t’iu thënë sportistëve tanë një gjë të thjeshtë dhe të rëndësishme - Kosova është me ju. Pas secilës medalje, fitoreje dhe çdo flamuri të Kosovës të ngritur në arenat ndërkombëtare qëndrojnë vjet pune, sakrifice, disipline dhe besimi. Këto janë vlerat që sporti i kultivon më së miri dhe të cilat i duhen shoqërisë sonë. Sportistët tanë kanë dëshmuar se pavarësisht madhësisë së vendit mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, sportistët kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari”, ka thënë kryeministri Kurti. 

Ai ka shtuar se gjenerata e re e sportistëve ka mundësi tjetër për ta përfaqësuar shtetin në skenën e rëndësishme sportive. 

“Para nisjes për në Taranto dua të ju them shkoni me besim, me përkushtim, shkoni për të dhënë më të mirën tuaj. Fitorja është e rëndësishme, por mënyra se si luftojmë për të është ajo e cila na përcakton”, ka theksuar Kurti. 

Kosova për herë të parë në Lojërat Mesdhetare do të garojë në sporte ekipore. Në dy edicionet e kaluara kishte garuar vetëm në sporte individuale, ndërsa në Taranto do të garojë edhe në futboll, hendboll, volejboll dhe në basketbollin 3 kundër 3.

такође Косово са два спортисте на Европском првенству SPORT Косово са два спортисте на Европском првенству

Por sërish medaljet priten nga sportet individuale. Natyrisht, nga xhudoja janë pritjet më të mëdha.

Kryemjeshtri Driton Kuka, e di që prej ekipit të tij priten medalje. 

“Medalja olimpike si e arta, si e argjendta apo e bronzta, është medalje shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe vështirë e arritur. Do të nisemi për herë të tretë për Lojërat Mesdhetare, në vitin 2018 në Spanjë, në vitin 2022 në Algjeri, ndërsa tashmë po shkojmë në Itali dhe më pastaj do të kthehemi në Kosovë, që është lajmi më i mirë për mua, jashtë të arriturave sportive, që e kam dëgjuar dhe jam ndier shumë mirë”, ka thënë Kuka.

Nxënësit e tij i kanë fituar nëntë prej dhjetë medaljeve të Kosovës në dy edicionet e kaluara të Lojërave Mesdhetare. 

“E veçanta e Tarantos është që flamurin e organizimit në fund do ta marrim dhe do ta bimë në shtetin e Kosovës”, ka shtuar Kuka. 

Laura Fazliu ka folur në emër të sportistëve. Fituesja e medaljes olimpike vlerësohet me gjasa të mëdha për të fituar medalje në ngjarjen mesdhetare. Laura ka folur në emër të të gjithë sportistëve. 

такође Одржан је први састанак Организационог одбора Медитеранских игара „Приштина 2030“ SPORT Одржан је први састанак Организационог одбора Медитеранских игара „Приштина 2030“

“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e Lojërave Mesdhetare. Është një nder i madh për mua që ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare për herë të tretë. Ne si garues, qëllimi ynë është si çdo garë tjetër ta ngrisim flamurin e Kosovës sa më lartë. Premtoj se do ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi përgatitur shumë për këto lojëra dhe besoj shumë që do të kthehemi me medalje”, ka thënë Fazliu.

Mbi 3.800 sportistë nga 26 vende e kërkojnë suksesin në “Taranto 2026”. Në mesin e tyre edhe sportistët e Kosovës, që përbëjnë njërin prej delegacioneve më të mëdha.