КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
SPORT

Косово завршава такмичење у кошарци 3x3 – без победа

Косово

Pa lënë ndonjë gjurmë, Kosova e përfundoi garimin në basketbollin 3x3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të dielën ekipi i basketbollistëve të Kosovës pësoi 21:11 nga Turqia në fazën e grupeve. 

Kosova të shtunën pësoi 17:12 nga Portugalia dhe nuk avancon nga grupi. Është dashur të përballet edhe me Serbinë, që megjithatë u tërhoq nga gara.

Nga Grupi C në çerekfinale avancuan Turqia dhe Portugalia.

Te basketbollistet, Kosova ishte në grup me Greqinë dhe Italinë. Nga Greqia pësoi 18:9, ndërsa nga Italia 18:7. Mbeti e fundit, përkatësisht e treta në grup dhe nuk avancoi.

Shteti i Kosovës përkrah goxha shumë financiarisht disa ngjarje të basketbollit 3x3 që zhvillohen në vend. Por shumat e parave nuk po sjellin suksesin.