Në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kosova ka garuar të mërkurën e të enjten edhe në shenjëtari e shigjetari.
Në shenjëtari, në 10 metra pushkë ajrore, të mërkurën e fundit (26) ishte Diellza Lluga. Të enjten Nexhat Sahiti garoi në 10 metra pistoletë ajrore. U rendit i 12-ti, pa ia dalë të kualifikohet në finale.
Gjithsej ishin 19 garues, kurse në finale kaluan tetë më të mirët.
Në shigjetari, të enjten garoi Edi Dvorani, që humbi 6:0 nga spanjolli Andres Temino Mediel në xhiron e dytë.
Të mërkurën Dvorani fitoi 6:4 ndaj garuesit tjetër të Kosovës, Valmir Gllareva dhe avancoi.
Yllnor Mala humbi 6:2 nga një garues i Greqisë.
Në raundin për rangim, Gllareva ishte i 32-ti, Dvorani i 33-ti dhe Mala i 34-ti. Pas tyre mbeti një sirian.
Në konkurrencë ekipore, Kosova fillimisht fitoi 6:0 ndaj Algjerisë e më pas humbi në çerekfinale nga Spanja me rezultat 6:2.