КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Син супермодела Синди Крофорд преминуо

Преслеи Гербер

Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford, ka vdekur në moshën 27-vjeçare.

Gerber, i cili ishte model, vdiq të dielën në një qendër rehabilitimi, sipas të dhënave të depozituara nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Los Angeles. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

“Familja po kërkon privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë dhe të dhimbshme”, i ka thënë CBS-së, Allie Jenkins, përfaqësuese e Crawfordit dhe bashkëshortit të saj, Rande Gerber.

Gerber kishte ndjekur të njëjtën rrugë si nëna e tij dhe motra e tij më e vogël, Kaia, duke u bërë model. Ai debutoi në pasarelë për markën italiane Moschino në moshën vetëm 16-vjeçare.

Më pas, ai modeloi për marka të njohura si Burberry, Dolce & Gabbana dhe Bottega Veneta.

Babai i tij, Rande Gerber, është një biznesmen i njohur dhe bashkëthemelues i markës së tekilës Casamigos së bashku me George Clooney.

Në vitet e fundit, Gerber kishte folur hapur për vështirësitë e tij me shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës.

“Duke qenë se kam luftuar me probleme të shëndetit mendor, depresionin dhe disa gjëra të tjera që vijnë bashkë me to, mendoj se nëse arrij të ndihmoj qoftë edhe një person apo njëqind njerëz të dalin nga ajo gjendje në të cilën kam qenë dikur në jetën time, kjo është gjithçka që më duhet të bëj”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në numrin e këtij muaji të revistës American Vogue, Kaia foli për vështirësitë e vëllait të saj me varësinë.

 “Kur diçka e tillë ndodh në një familje, ajo disi i vendos të gjithë në të njëjtin nivel. Mendoj se kjo është edhe arsyeja pse fillova ta identifikoja veten si ‘e lehta’ në familje dhe nuk doja kurrë të kërkoja ndihmë”, ka thënë ajo.