КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Објављено је да албанска полиција врши притисак на репера Capital T, он је издао саопштење о демонстрантима

Велики Т.

Capital T, fotografi nga profili i tij në Instagram

Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka reaguar pas raportimit për presion ndaj tij nga Policia e Shqipërisë, lidhur me qëndrimet për protestat në Tiranë.

Në mediat në Shqipëri ditë më parë u publikua një audioincizim që pretendohet të jetë bisedë telefonike mes reperit Trim Ademi dhe një personi që paraqitet si polic i Tiranës. Në të polici e pyet reperin se ku ndodhet dhe kur do të kthehet në Tiranë. Capital T i tregon se është në SHBA dhe se ende nuk e ka caktuar datën e kthimit. Gjatë bisedës, oficeri i thotë se dëshiron të diskutojnë për një çështje, por preferon ta bëjnë këtë nga afër. Në fund, i kërkon reperit ta kontaktojë kur të kthehet në Shqipëri, për të biseduar personalisht.

Pas kësaj, në një videodeklaratë në rrjete sociale artisti ka deklaruar se gjithçka është në rregull dhe se së shpejti do të udhëtojë drejt Shqipërisë, duke mos iu referuar drejtpërdrejt telefonatës. Ai ka ritheksuar mbështetjen për studentët dhe qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre, duke thënë se nuk mund të qëndrojë indiferent përballë padrejtësive.

“Si mendojnë se mund t’i shohim ato skena duke ndodhur dhe të mos reagojmë? Normal që do të reagojmë. Jam absolutisht në mbështetje të studentëve dhe të njerëzve të mi, për çdo kauzë që lidhet me të drejtat e tyre”, është shprehur reperi.

Capital T ka thënë se e ka të vështirë të qëndrojë i qetë përballë situatës në Shqipëri, duke theksuar se mirëqenia e qytetarëve është më e rëndësishme se angazhimet e tij artistike.

“Na dhemb zemra kur e shohim Shqipërinë në këtë gjendje dhe njerëzit e mi, që më kanë përkrahur e më kanë dhënë gjithë këtë dashuri. Nuk kam asnjë llogari personale kur bëhet fjalë për këta njerëz. A po kupton? Nuk ekziston asgjë më e madhe se mirëqenia e popullit tim”, ka thënë ai.

Reperi ka shtuar se nuk mund të vazhdojë normalisht me muzikën, publikimin e këngëve apo koncertet, ndërsa sheh pamje të dhunës dhe shkatërrimit.

“Nuk mundem as të bëj muzikë, as të publikoj këngë, as të mbaj koncerte derisa i shoh ato skena. Normal që do të reagoj dhe nuk ka asgjë që mund të më ndalojë”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur shpresën që zëri i studentëve të dëgjohet dhe që dhuna të ndalet sa më shpejt. Njëkohësisht, ka theksuar se nuk po kërkon falënderime apo vëmendje për veten, por se e konsideron veten pjesë të njerëzve që po kërkojnë të drejtat e tyre.

Artisti ka shpjeguar se reagimi i tij lidhet me bindjen se nuk mund të qëndrojë indiferent kur sheh dikë të trajtohet padrejtësisht.

“Jam ai lloj njeriu që nuk mund ta duroj kur shoh një padrejtësi duke ndodhur dhe të rri sikur gjithçka është në rregull. Pavarësisht sa mirë jam unë, nëse njerëzit e mi nuk janë mirë, nuk mund ta shijoj as unë jetën dhe nuk mund të ndihem i qetë”, ka thënë ai.

Në fund të mesazhit, Capital T u është drejtuar të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe që janë shqetësuar për të pas publikimit të lajmit.

“Ju përshëndes të gjithëve dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, për telefonatat dhe shqetësimin. Gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë problem. Është diçka krejt normale. Shihemi së shpejti në Shqipëri. Ju dua”, ka përfunduar reperi.

Ditë më parë, portali Dosja.al publikoi një audio-incizim të një telefonate mes Capital T-së, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, dhe një personi që identifikohet si oficeri i Policisë së Tiranës, Niko Kurti.

Sipas portalit oficeri e pyet reperin se ku ndodhet dhe kur do të kthehet në Tiranë. Capital T i tregon se është në SHBA dhe se ende nuk e ka caktuar datën e kthimit.

Gjatë bisedës, oficeri i thotë se dëshiron të diskutojnë për një çështje, por preferon ta bëjnë këtë nga afër. Në fund, i kërkon reperit ta kontaktojë kur të kthehet në Shqipëri, për të biseduar personalisht.

Ndërkohë, Capital T ka deklaruar se gjithçka është në rregull dhe ka ritheksuar mbështetjen e tij për studentët dhe qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Protestat në Shqipëri, të nisura nga kërkesat e studentëve, janë zgjeruar në demonstrata kundër qeverisë së Edi Ramës, me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit. Pakënaqësitë për arsimin, koston e jetesës dhe akuzat për korrupsion kanë nxitur përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.