КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Том Круз: Вештачка интелигенција неће окончати филм, људи желе да виде стварне ствари

Том Круз

Том Круз

Фото: Ассоциатед Пресс

Ylli i Hollywoodit, Tom Cruise, beson se inteligjenca artificiale do të ndryshojë mënyrën se si realizohen filmat, por nuk do ta zëvendësojë përvojën njerëzore në kinema. 

“Njerëzit duan të shohin gjëra reale”, ka thënë aktori, raportoi të mërkurën “Euronews”.

Tom Cruise ka shprehur bindjen se inteligjenca artificiale nuk do të shënojë fundin e kinemasë tradicionale, pavarësisht ndikimit gjithnjë e më të madh të teknologjisë në industrinë e filmit.

Duke folur në një aktivitet të BAFTA-s në Londër, ku u diskutua karriera e tij, aktori u pyet për mënyrën se si AI mund të ndryshojë kinemanë. Përgjigjja e tij u shndërrua në një monolog rreth rëndësisë së krijimtarisë njerëzore dhe përvojës së të shkuarit në kinema.

“Nuk ka asgjë si njeriu”, tha Cruise, duke pranuar njëkohësisht se përdorimi më i gjerë i inteligjencës artificiale në realizimin e filmave është i pashmangshëm. “Po vjen dhe do të ndodhë. Por njerëzit duan të shohin gjëra reale. Njerëzit e duan atë përvojë. Ata shkojnë në kinema. Unë gjithmonë besoj te njerëzimi. Kinema është një formë tjetër arti”, ka shtuar ai.

Cruise, i njohur për qëndrimin e tij në favor të mënyrave tradicionale të realizimit të filmave, tha se nuk është kundër platformave të transmetimit online. Megjithatë, sipas aktorit, shikimi i një filmi në një sallë kinemaje përfaqëson një përvojë krejtësisht tjetër.

Për artistin, rëndësia e kinemasë nuk lidhet vetëm me filmin që shfaqet në ekran, por edhe me faktin se njerëzit mblidhen së bashku për ta përjetuar atë.

Aktori e ka mbështetur prej vitesh idenë se filmat duhet të shihen në ekranin e madh dhe jo vetëm në pajisjet personale apo platformat online.

Ai përmendi gjithashtu faktin se audienca e re vazhdon të shkojë në kinema, duke argumentuar se suksesi i filmave të mëdhenj gjatë sezonit veror ka treguar se interesi për përvojën kinematografike nuk është zhdukur.

Qëndrimi i Cruise nuk është i shkëputur nga mënyra se si ai ka ndërtuar karrierën e tij.

Aktori është i njohur për këmbënguljen për të realizuar vetë shumë prej skenave të rrezikshme në filmat e tij, me përdorim të kufizuar të efekteve të krijuara me kompjuter kur është e mundur.

Kjo qasje është bërë pjesë e identitetit të tij si aktor dhe veçanërisht e serisë “Mission: Impossible”, ku Cruise ka realizuar ndër vite skena spektakolare aksioni.

Në debatin për inteligjencën artificiale, ai e vendosi këtë filozofi në një kontekst më të gjerë: përballë teknologjisë, krijuesit njerëzorë duhet të vazhdojnë të krijojnë.

Komentet e Cruise u bënë në një periudhë kur Hollywoodi po përballet me një debat të gjerë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale.

Teknologjia po përdoret ose po testohet në fusha të ndryshme të prodhimit filmik, nga krijimi i imazheve dhe skenografive deri te efektet vizuale dhe përpunimi i materialeve.

Por përdorimi i AI-së ka shkaktuar shqetësime te aktorët, skenaristët, regjisorët dhe profesionistët e tjerë të industrisë, veçanërisht për çështjet e vendeve të punës, të drejtave të autorit dhe kontrollit mbi imazhin e zërin e artistëve.

Debati nuk është i ndarë thjesht mes atyre që e pranojnë dhe atyre që e kundërshtojnë teknologjinë. Disa krijues kanë kërkuar përdorim të kontrolluar të AI-së, ndërsa të tjerë kanë shprehur kundërshtim më të fortë ndaj përdorimit të saj në procesin krijues.