КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Сви пратећи извођачи повукли су се са турнеје Еда Ширана након одласка Маклемора

Ед Схееран

Фото: Ассоциатед Пресс

Të gjithë artistët e tjerë që do të shoqëronin Ed Sheeran-in në turneun e tij në SHBA janë tërhequr, pasi reperi Macklemore u përjashtua nga programi për shkak të komenteve pro-palestineze që bëri në skenë.

Mes tyre ishte Finneas, vëllai i yllit të muzikës pop Billie Eilish, i cili deklaroi: "Artistët nuk duhet të heshtën kur ngrenë zërin për të shtypurit".

Këngëtari dhe kompozitori irlandez Aaron Rowe dhe grupi danez Lukas Graham gjithashtu njoftuan largimin e tyre. Grupi irlandez i muzikës folk "Beoga", që performon çdo natë në skenë me Sheeran-in, gjithashtu është tërhequr.

Këto njoftime erdhën disa orë pasi Sheeran deklaroi se nuk do të përfshihej në një debat publik lidhur me Gazën dhe theksoi se nuk ishte ai përgjegjës për largimin e Macklemore-it nga turneu.

“Largimi i Macklemore-it nga turneu ishte vendim i organizatorit, jo i imi”, ka thënë Sheeran në Instagram.

“Nuk do t'i zhgënjeja kurrë fansat që kishin bërë plane, e as nuk do t'i braktisja anëtarët e ekipit të turneut, artistët e tjerë mbështetës dhe muzikantët që varen nga unë për punë dhe për të siguruar jetesën”.

такође Ед Ширан избацује репера Маклемора са турнеје након говора о Палестини Showbiz Ед Ширан избацује репера Маклемора са турнеје након говора о Палестини

Sheeran pritet të performojë të shtunën në stadiumin “Lincoln Financial Field” në Filadelfia. 

Faqja e internetit e turneut të tij “Loop” nuk është përditësuar dhe emrat e Graham-it dhe Rowe-it figurojnë ende si të ftuar specialë.