---
description: Tenistja e njohur Serena Williams ka sqaruar se performanca e saj gjatë spektaklit “Super Bowl”, nuk ishte “thumbim” ndaj ish-të dashurit të saj, reperit Drake.
title: Serena Williams mohon që vallëzimi në Super Bowl ishte “thumb” për Drake
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/17/c5772c61-788c-4c1e-a056-9720e70c7cb0.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Serena Williams mohon që vallëzimi në Super Bowl ishte “thumb” për Drake

![Serena Williams në ballinën e revistës prestigjioze TIME](https://resources.koha.net/images/2025/April/17/c5772c61-788c-4c1e-a056-9720e70c7cb0.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Serena Williams në ballinën e revistës "TIME"

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 17 prill 2025 11:09
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 17 prill 2025 11:09
- Shpërndaje në:

Tenistja Serena Williams ka sqaruar se performanca e saj gjatë spektaklit “Super Bowl”, nuk ishte “thumbim” ndaj ish-të dashurit të saj, reperit Drake.

“Absolutisht jo. Kurrë nuk do ta bëja këtë. Më trishton që dikush mund të mendojë kështu. E kuptoj si mund të krijohej ajo ide, por nuk kam ndjerë kurrë negativitet ndaj tij. E njohim njëri-tjetrin prej vitesh”, ka thënë Williams për [*Time*.](https://time.com/7277099/serena-williams-interview-time100-2025/?utm_source=twitter&utm_medium=social&utm_campaign=time100-editorial/list-launch-2025&utm_term=_&linkId=799537212)

Në “Super Bowlin” e muajit shkurt, gjatë performancës së reperit Kendrick Lamar dhe këngës “*Not Like Us”, e cila është* një diss i hapur ndaj Drake, Williams dhe disa balerinë kanë bërë lëvizjet e “crip walk”, vallëzim i lidhur shpesh me lagjen e Compton dhe kulturën hip-hop të viteve ‘90.

Vargu në këngën e Lamar, i cili thotë: “Better not speak on Serena” u interpretua si përgjigje ndaj vargut të Draket në këngën e tij të vitit 2022, ku thotë: “Sidebar, Serena, your husband a groupie”.

Prania e Williamsit në skenë u komentua gjerësisht si një mbështetje publike për Lamarin dhe një kundërpërgjigje për Drake.

[Edhe ![Serena Williams thyen heshtjen, tregon pse iu bashkëngjit Lamarit në Super Bowl](https://resources.koha.net/images/2025/February/14/07180125-8ba0-4817-b179-173b62564400.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 14 shk 2025 Serena Williams thyen heshtjen, tregon pse iu bashkëngjit Lamarit në Super Bowl](https://www.koha.net/showbiz/serena-williams-thyen-heshtjen-tregon-arsyen-pse-ju-bashkengjit-lamarit-ne-super-bowl)

Por kampionia e tenisit ka theksuar se nuk kishte motive të tilla. Ajo ka thënë për *Time* se e kishte diskutuar me ekipin e saj nëse duhej të merrte pjesë apo jo, duke qenë se kishte pritshmëri që do të kishte reagime negative.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/April/17/a611638f-6197-41a3-a2e0-a8cfa0908f41.webp?q=90&w=980)

“Kush do ta kishte menduar që një teniste nga Compton do të konsiderohej një ndër më të mirat e të gjitha kohërave? Ishte thjesht një pikëçuditëse mbi të gjithë rrugëtimin tim”, ka thënë Serena.

Në mënyrë të sinqertë dhe plot humor, ajo ka treguar se kishte pirë dy gota tekila para se të dilte në skenë, ndërsa ekipi i saj i kishte thënë të mos e pinte të tretën.

Performanca e Lamarit ka shkaktuar 125 ankesa në FCC (Komisioni Federal i Komunikimeve), ku disa shpreheshin se vallëzimi i Williams promovonte “një lloj lidhje me gangsterët e bandave”, sipas TMZ.

Kur është pyetur nëse pendohet për pjesëmarrjen, Williams ka thënë se s’ka përgjigje.

[Edhe ![Mesazhi misterioz i qafores që mbante Lamar gjatë performancës në Super Bowl](https://resources.koha.net/images/2025/February/11/dc1fd000-0b24-4a93-b323-767e007b4416.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 11 shk 2025 Mesazhi misterioz i qafores që mbante Lamar gjatë performancës në Super Bowl](https://www.koha.net/showbiz/mesazhi-misterioz-i-qafores-qe-mbante-lamar-pergjate-performances-ne-super-bowl)

“Nuk e di nëse jam pishman apo jo. Nuk e kam ende një përgjigje për këtë”, është shprehur ajo.

***Performanca e Kendrick Lamar në "Super Bowl":***

[#serena williams](https://www.koha.net/tag/serena-williams) [#drake](https://www.koha.net/tag/drake) [#Kendrick Lamar](https://www.koha.net/tag/kendrick-lamar) [#super bowl](https://www.koha.net/tag/super-bowl) [#crip walk](https://www.koha.net/tag/crip-walk) [#Compton](https://www.koha.net/tag/compton)

Artikuj të ngjashëm

- [![Drake përditëson padinë ndaj kompanisë UMG: Lamar më “vrau karakterin” në Super Bowl](https://resources.koha.net/images/2025/April/18/c04dc6db-b60e-41bc-8d1a-e172a927a6e6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 18 pri 2025 Drake përditëson padinë ndaj kompanisë UMG: Lamar më “vrau karakterin” në Super Bowl](https://www.koha.net/showbiz/drake-perditeson-padine-ndaj-universal-music-group-lamar-me-vrau-karakterin-ne-super-bowl)
- [![Drake me mesazh misterioz për “kapitullin e radhës”](https://resources.koha.net/images/2025/March/11/3f38bd88-ea27-4979-8bf6-75785a11ea10.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 12 mar 2025 Drake me mesazh misterioz për “kapitullin e radhës”](https://www.koha.net/showbiz/drake-parashtron-mesazh-misterioz-per-kapitullin-e-radhes)
- [![Kendrick Lamar e këndoi edhe “Not Like Us” në Super Bowl](https://resources.koha.net/images/2025/February/10/d60623ef-c5e5-40a8-a019-48c9d0cb25c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 10 shk 2025 Kendrick Lamar e këndoi edhe “Not Like Us” në Super Bowl](https://www.koha.net/showbiz/kendrick-lamar-e-kendoi-edhe-not-like-us-n-super-bowl)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Portugalia mposht Norvegjinë, Ronaldo nuk luan](https://www.koha.net/futboll/portugalia-mposht-norvegjine-ronaldo-nuk-luan)

[Showbiz.]() [Dua Lipa nga vendlindja: Patëm dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-nga-vendlindja-patem-dasme-te-madhe-shqiptare-po-na-rritet-rrethi)

[Futboll.]() [Kloppi pëson humbjen e parë me Gjermaninë](https://www.koha.net/futboll/shokohet-gjermania)

[Sporte të tjera.]() [Dramë në Ferizaj, Kastrioti e fiton Superkupën për herë të parë](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/drame-ne-ferizaj-kastrioti-e-fiton-superkupen-per-here-te-pare)

[Arbëri.]() [Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija](https://www.koha.net/arberi/nata-e-12-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim)

[Basketboll.]() [Bora ia shkakton Yllit humbjen e dytë](https://www.koha.net/basketboll/bora-ia-shkakton-yllit-humbjen-e-dyte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Serena Williams mohon që vallëzimi në Super Bowl ishte “thumb” për Drake","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/serena-williams-mohon-qe-vallezimi-ne-super-bowl-ishte-thumb-per-drake","datePublished":"2025-04-17T11:09:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:30:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":398,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Tenistja e njohur Serena Williams ka sqaruar se performanca e saj gjatë spektaklit “Super Bowl”, nuk ishte “thumbim” ndaj ish-të dashurit të saj, reperit Drake.","url":"https://www.koha.net/showbiz/serena-williams-mohon-qe-vallezimi-ne-super-bowl-ishte-thumb-per-drake","keywords":"serena williams, drake, Kendrick Lamar, super bowl, crip walk, Compton","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/17/c5772c61-788c-4c1e-a056-9720e70c7cb0.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
