---
description: Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, sot, më 26 nëntor, feston ditëlindjen e 34.Për ta uruar, nëna e saj Vera, ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjeti
title: Rita Ora merr “dhuratën më të mirë” për ditëlindje
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/26/cec71bf1-ee0f-4d1a-87cc-b0d5cc12e06b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Rita Ora merr “dhuratën më të mirë” për ditëlindje

![Rita Ora](https://resources.koha.net/images/2024/November/26/cec71bf1-ee0f-4d1a-87cc-b0d5cc12e06b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Rita Ora

- 26 nëntor 2024 14:40
- Shpërndaje në:

- 26 nëntor 2024 14:40
- Shpërndaje në:

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, e cila sot më 26 nëntor feston ditëlindjen e 34-t, ka thënë se asnjëherë s’ka marrë dhuratë më të mirë se njoftimi se iu bashkua kastit të filmit “Voltron”.

“Dhurata më e mirë që kam mundur të kërkoj për ditëlindje. Jam shumë e emocionuar për këtë. Gëzuar për ‘Voltron’”, ka shkruar Ora në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/November/26/20e2e3ae-05a2-4f31-bbe5-6a66507f1f57.webp?q=90&w=980)

*Postimi i Ritës në Instagram*

Lajmin e ka bërë të ditur The Hollywood Reporter, duke shkruar se Ora i është bashkangjitur kastit të aktorëve për filmin e ri “Voltron”.

Ora bashkë me aktorët, Sterling K Brown e John Harlankim i janë bashkuar artistit Henry Cavil, në filmin, regjinë e të cilit do ta bëjë Rawson Marshall Thurber.

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/November/26/22a55f15-21a0-4320-86c3-6b4ea941bcf1.webp?q=90&w=980)

Xhirimet për këtë film do të nisin në muajin dhjetor në Australi.

[Edhe ![Rita Ora shënon 13-vjetorin e albumit të parë, paralajmëron projekte të reja](https://resources.koha.net/images/2025/August/30/4e91e52b-0832-4b50-8da0-495355a1fb55.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 30 gus 2025 Rita Ora shënon 13-vjetorin e albumit të parë, paralajmëron projekte të reja](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-shenon-13-vjetorin-e-albumit-te-pare-paralajmeron-projekte-te-reja)

Për t’ia uruar ditëlindjen, nëna e saj Vera, ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet ajo dhe Rita e vogël duke kërcyer.

“Urime ditëlindjen Rita Pita”, ka shkruar Vera.

Ndërkohë, në këtë urim, Vera ka shtuar edhe një mesazh për prindërit.

“Kaloni kohë të bukur me fëmijët dhe shikoni të ndodhin mrekullitë”, ka shkruar ndër të tjera Vera.

**VIDEO:**

[Edhe ![Rita Ora publikon këngën e re](https://resources.koha.net/images/2024/May/31/431971e0-2f6e-4ab8-88be-5c1ce515d3c7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 31 maj 2024 Rita Ora publikon këngën e re](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-publikon-kengen-e-re-2-2)

> [View this post on Instagram](https://www.instagram.com/reel/DC1b71TNZPQ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading)
>
> [A post shared by Vera Ora (@veraora)](https://www.instagram.com/reel/DC1b71TNZPQ/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading)

Ditë më parë, në një deklaratë për KOHËN, nëna e artistes ka thënë se “Rita është duke përgatitur një album dhe në vitin e ri do të jetë e pranishme në ekran përmes projekteve të shumta, si filmat, emisionet e muzika”.

 

[#rita ora](https://www.koha.net/tag/rita-ora) [#vera ora](https://www.koha.net/tag/vera-ora) [#Voltron](https://www.koha.net/tag/voltron) [#movie](https://www.koha.net/tag/movie) [#shqiptarja me fame boterore](https://www.koha.net/tag/shqiptarja-me-fame-boterore) [#ditelindja](https://www.koha.net/tag/ditelindja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rita Ora kalon testin e vozitjes](https://resources.koha.net/images/2026/September/28/efb97994-9d50-47e7-b6d9-47ec8816d6fd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 sht 2026 Rita Ora kalon testin e vozitjes](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-kalon-testin-e-vozitjes)
- [![Rita Ora: Jam krenare që jam emigrante](https://resources.koha.net/images/2026/July/27/26acd938-29f0-4fca-85e6-90095257ffdc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 27 kor 2026 Rita Ora: Jam krenare që jam emigrante](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-jam-krenare-qe-jam-emigrante)
- [![Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/a381405f-472d-4ace-aec4-b69114362d83.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 qer 2026 Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-entuziaste-per-muziken-e-saj-te-re-tregon-cila-eshte-endrra-e-saj)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

[Futboll.]() [Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Crystal Palacen](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kthehet-te-fitorja-mposht-crystal-palacen)

[Kronikë.]() [Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-shkaktoi-aksident-dhe-iki-nga-vendi-i-ngjarjes-ndalohet-me-vone-e-i-gjendet-edhe-arme)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rita Ora merr “dhuratën më të mirë” për ditëlindje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-merr-dhuraten-me-te-mire-per-ditelindje","datePublished":"2024-11-26T14:40:49+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:45:04+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":296,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, sot, më 26 nëntor, feston ditëlindjen e 34.Për ta uruar, nëna e saj Vera, ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjeti","url":"https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-merr-dhuraten-me-te-mire-per-ditelindje","keywords":"rita ora, vera ora, Voltron, movie, shqiptarja me fame boterore, ditelindja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/26/cec71bf1-ee0f-4d1a-87cc-b0d5cc12e06b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
