КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Пирс Броснан и његов син планирају заједничку изложбу уметности

Пирс Броснан

Пирс Броснан

Фото: Ассоциатед Пресс

Aktori i njohur Pierce Brosnan dhe djali i tij 25-vjeçar, Paris Brosnan, po planifikojnë të ekspozojnë së bashku pikturat e tyre në Art Basel, një nga panairet më prestigjioze të artit në botë, ka shkruar ФемалеФирст.

Dashuria për pikturën i ka bashkuar prej vitesh. Pierce ka treguar se gjithmonë ka pasur një studio në shtëpi ku pikturonte, ndërsa Paris që në fëmijëri ulej pranë tij dhe pikturonte në kanavacën e vet.

“Parisi ka lindur me një prirje të fortë artistike. Gjithmonë kam pasur një studio ku pikturoja dhe ai pikturonte me mua, me kanavacat tona pranë njëra-tjetrës. Puna e tij është shumë e pasur dhe plot nuanca”, ka thënë Pierce.

Për Parisin, piktura është një nga mënyrat kryesore për t’u lidhur me të atin.

“Një nga mënyrat kryesore se si lidhemi me njëri-tjetrin është përmes pikturës. Shpresojmë që së bashku të ekspozojmë punimet tona në Art Basel”, ka thënë ai.

такође Пирс Броснан се помирио са сином Showbiz Пирс Броснан се помирио са сином

Edhe pse është djali i një prej aktorëve më të njohur të Hollywoodit, Paris dëshiron që arti i tij të vlerësohet për atë që është dhe jo vetëm për mbiemrin që mban.

Ai ka një diplomë në film, por dëshiron të vazhdojë studimet për art dhe të marrë një Master në Artet e Bukura (MFA).

“Jam shumë me fat që mbaj emrin e babait tim, por dua që arti im të ketë peshën e vet. E pranoj plotësisht privilegjin që vjen nga të qenit djali i tij, por më pas duhet të punoj dhe ta dëshmoj veten. Ai më ka thënë të ndjek zemrën time”, ka thënë Paris.

Parisi ka provuar edhe aktrimin. Ai dhe vëllai i tij Dylan u shfaqën si kauboj në filmin “The Unholy Trinity”, ku Paris kishte edhe një skenë vdekjeje.

Pierce ka treguar se aty e kuptoi se djali i tij e shijonte shumë kamerën.

“E pashë që ai e shijonte vërtet të qenit para kamerës. Më pas ai realizoi edhe një film dhe është i mirë. I thashë se nëse dëshiron të bëhet aktor, duhet të trajnohet dhe të studiojë, dhe ai dëshiron ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

такође Пет фаворита за улогу Џејмса Бонда Showbiz Пет фаворита за улогу Џејмса Бонда

Pierce ka thënë se nuk do ta pengojë kurrë djalin e tij të ndjekë një karrierë në aktrim vetëm sepse është i biri.

“Nëse ke pasion dhe dëshirë për të punuar, duhet ta bësh. Nuk dua që as unë, as ai të shqetësohemi nga ideja se nuk duhet të bëhet aktor vetëm sepse unë jam babai i tij. Nëse ky është fati i tij, duhet ta ndjekë”, ka thënë ai.