КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Парис Џексон открива правило свог оца за нормално детињство

Парис Јацксон

Парис Јацксон

Фото: Ассоциатед Пресс

Ylli Paris Jackson ka treguar se babai i saj, këngëtari i ndjerë, Michael Jackson, kishte një rregull të veçantë për ta mbrojtur atë dhe vëllezërit e saj nga jeta e pazakontë që sillte fama e tij, ka shkruar FoxNews.

Në një intervistë për podcastin “Call Her Daddy”, Paris ka thënë se fëmijët duhej të përfundonin detyrat e shtëpisë dhe punët e tyre përpara se të argëtoheshin gjatë fundjavës.

Video e plotë e intervistës:
 

“Nëse sillesh mirë, bën punët e shtëpisë dhe detyrat e shkollës, atëherë në fundjavë mund të shohësh kafshë, të hipësh në lodra dhe të shkosh në kinema”, ka kujtuar ajo.

Një rregull tjetër i rëndësishëm lidhej me vendin “Neverland”, rezidencën e famshme të Michael Jackson. 

такође Парис Џексон каже да није обавезна да прича о свом односу са оцем Showbiz Парис Џексон каже да није обавезна да прича о свом односу са оцем

Paris ka thënë se babai ua kishte bërë shumë të qartë se atraksionet e “Neverlandit” nuk ishin për fëmijët e tij.

“Na ishte bërë shumë e qartë se të gjitha atraksionet nuk ishin për ne. Ato nuk na përkisnin. Ishin për fëmijë të varfër dhe fëmijë të sëmurë rëndë që nuk mund të shkonin në ‘Disneyland’”, ka thënë ajo.

Familja lëvizte shpesh dhe, sipas Parisit, i njëjti rregull zbatohej kudo që jetonin: nëse fëmijët silleshin mirë, mund të shkonin në një vend argëtimi gjatë fundjavës.

Michael Jackson gjithashtu i kufizonte televizorin dhe filmat dhe kërkonte që fëmijët të mbanin maska në publik, në mënyrë që njerëzit të mos i njihnin.

“Kjo kishte kuptim për mua: nëse bëje gjithçka siç duhej, fundjavën mund të shkoje të argëtoheshe si një fëmijë normal, sepse askush nuk do ta dinte kush ishe”, ka kujtuar Paris.

Maskat e ndihmuan atë të ruante një pjesë të anonimitetit, ani pse ajo e dinte se babai i saj ishte jashtëzakonisht i famshëm.

Megjithatë, Paris ka thënë se nuk e kuptonte plotësisht përmasën e famës së tij.

“Nuk e kuptoja sa i famshëm ishte. Nuk isha aq naive sa të mendoja se të gjithë e përjetonin këtë, por thjesht nuk e kuptoja deri ku shkonte fama e tij”, ka thënë ajo.

такође Парис Џексон отворено говори о оштећењу носа од употребе дрога Showbiz Парис Џексон отворено говори о оштећењу носа од употребе дрога

Paris, vajza e vetme e Michael Jackson dhe Debbie Rowe, ndërtoi më vonë karrierën e saj në muzikë, aktrim dhe modelim. Ajo publikoi albumin e saj të parë, “Wilted”, në vitin 2020 dhe ka dy vëllezër, Prince dhe Bigi Jackson.